DIASPORA

Suxhuku i Kosovës në Zvicër. Nuk do ta besoni se cka ka ndodhë..

Jetimat e Ballkanit

Bëhet fjalë për gjithsej 4300 raste kontrabandimi të konstatuara te pasagjerët ose më shumë se 10 sish në ditë.

Zyrtarët e doganës në Aeroportin e Cyrihut, gjatë vitit te kaluar kanë konfiskuar 18 për qind më shumë mallra dhe gjësende të kontrabanduara se një vit më parë njofton agjencia e lajmeve sda.

Është interesante se, siç shkruajnë mediet zvicerane, gjatë vitit 2017 janë konfiskuar dhe asgjësuar më shumë se 11 tonë prodhime të mishit, si suxhuku e salsiçet e ndryshme si dhe të pulës dhe të kafshëve tjera.

Shumica e tyre vijnë nga Kosova, Tajlanda dhe Brazili.

Në këto vende, sipas inspektoratit doganor ka një rrezikshmëri të lartë të infektimit.

Shuma e parave të futura në mënyrë të jashtëligjshme dhe të gjetura te udhëtarët në Aeroportin e Cyrihut ka qenë 576 milionë franga ose 21 për qind më e vogël se në vitin 2016.

Ndonëse në shifra absolute ka pasur tre për qind më tepër dërgesa, vlera e mallrave të importuara ne kundërshtim me ligjin ka qenë më e ulët se ajo e një viti më parë.

Sipas udhëheqësit të inspektoratit doganor të Aeroportit të Cyrihut, Heinz Ëidmer, kjo ulje shpjegohet e gjendjen ekonomike gjegjësisht forcimi i frangut ka bërë që të ketë mallra të importuara me më pak vlerë se një vit më parë.

Related Articles

Close