TOP NEWS

Lajmi i Fundit: ‘Qartet’ Daçiqi, ja çfarë sekreti të Serbisë zbulon Hashim Thaçi

Jetimat e Ballkanit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, në konferencën e organizuar nga instituti Aspen, Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe ajo e Italisë ka pasur sjellje të një palaçoje.
Burime ndërkombëtare tregojnë sesi ministri i Jashtëm i Serbisë ka pasur një paraqitje skandaloze në këtë konferencë.
“Pasi Thaçi akuzoi Serbinë se lndryshe po sillet me Uashingtonin e Brukselin dhe ndryshe me Kosovën, Daciq e pat humbur tërësisht kontrollin”, thotë ky burim ndërkombëtar për Zhurnal.mk.
Daçiq më pas ka akuzuar SHBA-të, Gjermaninë dhe shtetet e rajonit me një fjalor shumë të rëndë.
“Jemi mësuar me Daçiqin, por paraqitja në Berlin ishte e një palaçoje. Është dashur me t’i ndërprehet disa herë fjalimi i tij”, thonë burime pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor është diskutuar për tema të ndryshme aktuale, përfshirë edhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit, si dhe integrimet atlantike të shteteve të Evropës Juglindore

Related Articles

Close