DIASPORA

Kosovari e pëson keq në Zvicër

Jetimat e Ballkanit

Një kosovar 47-vjeçar është dënuar me burg nga autoritetet zvicerane pasi që kishte mashtruar shtetin zviceran duke përfituar status invalidor në mënyrë të paligjshme. Nga dy komuna kosovari kishte përfituar prej 420,000 franga për gati dhjetë vjet.

Statusin e pensionit invalidor kosovari e kishte fituar duke shkaktuar një aksident me qëllim në Cyrih në vitin 2000. Gruaja e tij ju kishte thënë autoriteteve zvicerane se pas goditjeve të marra si pasojë e aksidentit burri i saj kishte vazhdimisht kokë dhembje, dhimbje të shpinës, nervozizëm dhe agresion, shkruan gazeta zvicerane, “Tages Anzeiger”.

Me këtë autoritet zvicerane kishin besuar deklaratave të bashkëshortes së kosovarit 47-vjeçar dhe e kishin shpallur si të paaftë për punë.

Mirëpo ai u zbulua në tetor të vitit 2008, ku Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Cyrihut kishte pranuar një telefonat anonime, se kosovari ishte duke punuar si truproje në një klub në Rumlang për pesë vjet.

Videot e detektivëve kishin vërtetuar se tregimi i tij si një “njeri apatik, i izoluar dhe i paaftë për punë”, në fakt ishte shumë i integruar dhe shumë aktiv.

Detektivët po ashtu kishin vërtetuar se ai kishte udhëtuar disa herë me vetura të shtrenjta në Kosovë, ku u mor edhe në punë ndërtimore në shtëpinë e tij, kishte kaluar pushimet në Turqi dhe në Egjipt.

Dhe për shkak të hetimeve autoritetet zvicerane më 2011 vendosën t’ia ndërpresin pensionin.

Në vitin 2016 Gjykata e Qarkut në Dietikon e dënoi kosovarin mashtrues me 29 muaj burg. Kundër këtij verdikti ai u ankua në Gjykatën e Lartë të Cyrihut, e cila e dënoi atë të enjten me 36 muaj burg, prej të cilëve 12 muaj duhet t’i vuajë në burg.

Gjatë procesit u bë e ditur se i akuzuari bashkë me gruan e tij kanë inskenuar një aksident në trak në vitin 2003 me qëllim që të përtojnë para nga sigurimi. Për këtë vepër ata janë dënuar si mashtrues. Gjatë marrjes në pyetje nga gjykatësi, kosovari tha se nuk dinte asgjë për gjendjen financiare të familjes së tij. Për këto punë, tha ai, përgjegjëse është gruaja e tij. /Insajderi.com

Related Articles

Close