DIASPORA

KOMUNIKAT PËR OPINION UIAZD themelon Degën për Baden Württemberg (UIAZD-BW)

Jetimat e Ballkanit

Schwäbisch Gmünd 16.03.2019
Këtë të shtunë me 16.03.19 në Schwäbisch Gmünd UIAZD i përfaqësuar nga z. Rexhep ef. Sulejmani – zv. Kryetar dhe z. Salahudin Ibra – Sekretar, mbajti mbledhjen e rradhës në lidhje me themelimin e degës për rajonin e Baden Württembergut.

Gjatë një diskutimi vëllazëror, në praninë e 13 anëtarëve me të drejtë vote, të këtij unioni UIAZD themeloi degën për rajonin Baden – Württemberg me seli në Stuttgart.
Përmës një votimi të hapur, më shumicë votash u zgjodh Kryesia e Degës së UIAZD për Baden – Württemberg me përfaqësuesit si në vijim:

Driton Morina – Kryetar
Milaim Limani – zv. Kryetar
Abdylrrahim Leci – zv. Kryetar
Sabedin Leci – Sekretar, dhe
Muhamet Maliqi – Arkëtar.

Synimet e UIAZD-Baden Württemberg

Z. Sulejmani sqaroi se synimi i themelimit të kësaj dege është lehtësimi i mbarëvajtjes së jetës fetare dhe kulturore të muslimanëve të trevave shqiptare në rajonin e Baden – Württemberg.
Asistimin dhe lehtësimin e integrimit si dhe përafrimin dhe përfaqësimin sa më të denjë të tyre pranë autoriteteve në rajon dhe vend.

Ai përcolli edhe përshendetjet dhe miratimin e Kryetarit të UIAZD, z. Mensur ef. Halili, duke i dëshiruar Degës së Rajonit të Baden – Württemberg gjithë të mirat dhe suksese në realizimin e aspiratave të tyre.

Me respekt dhe shumë selame,

UIAZD – Düsseldorf

www.uiazd.de

Related Articles

Close